
Ky është një shembull se telenovelat janë tashmë realitet. Një video nga Brazili tregon përpjekjet e një dashnori për t’u larguar nga dhoma e gjumit e të dashurës pas mbërritjes së papritur të burrit të saj.
Ndërsa burri debaton me bashkëshorten e tij, “i paftuari” përfiton të largohet nëpërmjet dritares ndërkohë që poshtë ndërtesës kishin mbërritur dhe zjarrfikësit.
“E kujt është kjo bluza”, pyet bashkëshorti gruan në portugalisht. Gruaje e nevrikosur e hedh bluzën nga ballkoni. /shekulli/fishmedia/